“Kjo është fitore e ekipit dhe jo e Ardit”, Mema pas debutimit: Të gjithë maten me rezultate, jo me fjalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 15:44

“Kjo është fitore e ekipit dhe jo e Ardit”, Mema pas debutimit: Të gjithë maten me rezultate, jo me fjalë

Ardian Mema ka debutuar sot si trajneri i Kastriotit me një fitore duke mundur 1-0 Vllazninë. Por tekniku kryeqytetas theksoi se kjo ishte më shumë meritë e lojtarëve dhe punës së paraardhësit të tij, Emiljano Çela.

mema

“Të them të drejtën, nuk kam punuar gjatë me ekipin. Kjo është fitore e ekipit dhe jo e Ardit. Por duhet theksuar se na vuri në shumë momente në vështirësi Vllaznia. Ishte edhe si pasojë e dëmtimeve në ekip, se e kam gjetur me 3-4 lojtarë mangut. Gjithashtu gjatë lojës kam aktivizuar lojtarë dhe i kam larguar se kemi dëmtime. Kjo është pika ku do të ndalem dhe shikoj me ekipin sidomos për vazhdimësinë.

Trajneri Çela realisht ka punuar mirë. Jemi shokë bashkë, e kam takuar para ndeshjes se m’u desh të merrja informacione për ekipin. Këto ditë që kam punuar, ekipi m’u përgjigj. Por e përsërit që është fitorja e ekipit dhe jo e Ardit, por po e marr unë 1% te goli.

Janë rezultatet e ekipit që përcaktojnë pozicionin e trajnerit dhe sportistëve. Lojtarët dhe trajnerët, komplet klubi, maten me rezultate dhe jo me fjalë”, tha Mema për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"