Kërkohet pasuesi i Çavit, Deko nis kontaktet me ish-trajnerin e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 15:23

Kërkohet pasuesi i Çavit, Deko nis kontaktet me ish-trajnerin e Gjermanisë

Që nga dita kur Ksavi Hernandez njoftoi të shtunën e kaluar se do të largohet nga pankina e Barçës më 30 qershor, ka pasur një mori informacionesh rreth trajnerit të ardhshëm të ekipit blaugrana. Një nga emrat që shfaqet si një e ardhme e mundshme është ai i Hansi Flikut.

FLIK

Pikërisht për trajnerin gjerman, gazeta “Bild” raportoi të enjten se ka pasur kontakte mes teknikut dhe shefit të Barcelonës, Deko. Te Barcelona nuk kanë mbajtur një qëndrim të prerë në lidhje me kontakte të mundshme mes drejtorit të klubit dhe ish-trajnerit të Bajernit dhe Gjermanisë.

Ndërkohë, i pyetur për këtë temë, Deko nuk ka dhënë shumë informacion. “Është shumë herët të flasim për trajnerin, por puna ka nisur”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"