“Këpuca e Artë” i jep lamtumirën Superiores: Krenar që kam dhënë gjithmonë më të mirën duke veshur këtë fanellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 20:16

“Këpuca e Artë” i jep lamtumirën Superiores: Krenar që kam dhënë gjithmonë më të mirën duke veshur këtë fanellë

Saliu Guindo i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Laçit dhe Kategorisë Superiore. Sulmuesi nga Mali, i cili u shpall “Këpuca e Artë” në futbollin tonë në edicionin e kaluar, ka mbyllur kontratën e tij me Laçin dhe tashmë pritet të zyrtarizojë të ardhmen e tij, me kampionatin hungarez që mendohet si destinacioni i radhës.

guindo

Ai ka publikuar një mesazh falënderimi në rrjetet sociale për të gjithë pjesëtaret e Laçit dhe tifozët, të cilët e mbështetën në një sezon ku ai u kthye përsëri në formën e tij më të mirë dhe tashmë mund të kërkojë një tjetër eksperiencë në një kampionat më të fortë.

“Është koha të them mirupafshim pas një sezoni mbresëlënës në klubin e Laçit. Ishte një eksperiencë e madhe dhe jam shumë krenar që kam dhënë gjithmonë më të mirën time duke veshur këtë fanellë.

Do të dëshiroja të falënderoja të gjithë pjesëtarët e klubit, sidomos presidentin Pashk, stafin, trajnerët, shokët e skuadrës dhe sigurisht tifozët tanë të mëdhenj për mbështetjen e pabesueshme gjatë gjithë vitit. Ju uroj më të mirën”, shkruante Guindo në postimin e tij.

guindo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"