“Kemi fituar një talent”, Alban Bushi i thur elozhe shqiptarit të Dinamos së Zagrebit: Do të jetë i padiskutueshëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:14

“Kemi fituar një talent”, Alban Bushi i thur elozhe shqiptarit të Dinamos së Zagrebit: Do të jetë i padiskutueshëm…

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, në fund të miqësores foli gjatë për skuadrën dhe objektivat që ka ekipi Shpresa.

alban bushi

“Si ndeshje e parë gjatë këtij viti, mendoj se skuadra reagoi mjaft bukur. Shpresojmë që këtë nisje ta bëjmë edhe kundër Andorrës. Pothuajse gjithë ekipi dha maksimumin. Luajtën mjaft mirë. Jam i kënaqur se atë që bëmë në stërvitje e shprehëm në fushë. Përveç titullarëve që nisën takimin janë dhe 10-12 veta të tjerë në dispozicion që mund të aktivizohen në çdo moment, kur të jetë e nevojshme.

Arrita t’i provoja pothuajse të gjithë. Lojtarët pavarësisht se janë vetëm 3-4 ditë të grumbulluar, dinë të alternohen e të konsolidohen me njëri-tjetrin se prandaj janë lojtarë në kombëtare. Janë afruar dy bardheblu si, Çelhaka e Ismajlgeci, që dhe këta do të ambientohen shpejt. Carën nuk munda ta aktivizoja për shkak të dëmtimit.

Karrica mendoj se është një talent dhe ka gjithë kohën në dispozicion të Kombëtares, por ka nevojë më shumë për anën taktike dhe mendoj se do të jetë i padiskutueshëm. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë ndeshje para Andorrës, të martën do të luajmë në Elbasan me Bylisin në ora 15:00.

karrica9

Edhe ky do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ne. Për sa i përket kundërshtarit tonë Andorrës ne do ta vlerësojmë në maksimum. Andorra është ekip që duhet marrë seriozisht, një kundërshtar që nuk të lejon të luash futboll. Është ekip që të jep vështirësi në fushë”, tha Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"