Kategoria e Parë, Grupi B/ Zhgënjejnë vendasit, 3 ekipe fitojnë jashtë fushe (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 15:59

Kategoria e Parë, Grupi B/ Zhgënjejnë vendasit, 3 ekipe fitojnë jashtë fushe (VIDEO)

Kanë përfunduar 4 sfidat e luajtura ditën e sotme në Kategorinë e Parë, Grupi B.

Sfida që kishte më shumë pritshmëri në ditën e sotme, Tomori-Apolonia është zgjidhur vetëm afër fundit të lojës, kur në minutën e 88-të  Apolonia ka kaluar në avantazh.

tomori 4

Ekipi i Shkumbinit ka zhgënjyer, pasi ka humbur minimalisht 1-0 ndaj një ekipi me objektiva të njëjtë si Iliria.

Po ashtu edhe Naftëtari, nuk ka mundur që të mbaj rezultatin e përkohshëm 1-0. Edhe pse kaloi në avantazh i pari, Pogradeci përmbysi rezultatin duke shënuar dy të tjera.

Turbina-Cerrik-470x312

I vetmi ekip vendas që nuk zhgënjeu ishte Turbina, që fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Shënkollit brenda në shtëpi.

Tomori 0-1 Apolonia (Mehmeti 88’)

Turbina 4-0 Shenkolli (Eyoh 8′, Sallaku 40′, 48′, Çota 73′)

Shkumbini 0-1 Iliria (Doçi 85′)

Naftetari 1-2 Pogradeci (Ardian Gega 23’/ Cekiçi 39′, Pere 88′)

 

Ja goli i shënuar nga Apolonia:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"