Kategoria e Parë, Grupi A/ Triumfojnë skuadrat vendase, Dinamo i falet golit të Shetës
U luajtën sot 4 takimet e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë. Skuadrat vendëse kanë arritur të triumfojnë duke marrë fitore të rëndësishme në shtëpi, në këtë javë të parë.
Dinamoja mposhti Veleçikun debutues falë golit të mbrojtësit Sheta, ndërkohë që fitore në frymën e fundit për Besëlidhjan ndaj Burrëlit në Lezhë. Goli i Pashës në shtesë i dha fitoren skuadrës së trajnerit Kashami. Erzeni i Shijakut në fali në shtëpi përballë Ilirisë. Fitore e vuajtur edhe për Shënkollin në sfidën ndaj Vorës. Vendosi goli i Përgjinit.
REZULTATET:
FT: Dinamo-Veleçiku 1-0
Sheta 61′
FT: Besëlidhja-Burreli 2-1
Pasha 4′, 90+3′ / Xhixhiua 68′
FT: Erzeni-Iliria 2-1
Lajthia 26′, Teqja 53′ / Turkaj 44′,
FT: Shënkolli-Vora 1-0
Përgjini 81′
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"