KATEGORIA E PARË/ Elbasani e Bylisi, në Superiore që në javën e ardhshme. Besa dhe Kastrioti rihapin luftën për mbijetesë (REZULTATET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 23:55

KATEGORIA E PARË/ Elbasani e Bylisi, në Superiore që në javën e ardhshme. Besa dhe Kastrioti rihapin luftën për mbijetesë (REZULTATET)

Ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë kanë dhuruar rezultate shumë interesante ne javën e 28-të, duke bërë të ndezur sidomos luftën për mbijetesë.

kategoria-e-pare-1

Në luftën për ngjitjen në Superiore, Elbasani dhe Bylis kanë fituar përkatësisht ndaj Korabit dhe Lushnjës në transfertat e tyre, duke iu afruar edhe më shumë ngjitjes direkte në Superiore. Duke llogaritur që kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e kampionatit, diferenca që kanë krijuar ndaj ndjekësve është aq e madhe sa që në fundjavën e ardhshme, të dy ekipet mund ta cilësojnë veten matematikisht pjesë të Superiores, ndoshta edhe duke mos fituar ndeshjet përkatëse, pasi Elbasanit i mjafton edhe 1 pikë për këtë objektiv, ndërsa Bylisit 2.

Ndërkaq, fitoret e Kastriotit ndaj Luzit dhe Besës ndaj Burrelit me rezultatin 1-0, kanë bërë që këto skuadra të kthehen plotësisht në garë për mbijetesën, duke kërcënuar pozitat e skuadrave që kanë më sipër në klasifikim, jashtë zonës së ftohtë të renditjes.

REZULTATET 

FLAMURTARI-TOMORI 3-1

Podrimcaku 9′, Shkurtaj 40′, Batha 61 / Hysolli 72′

APOLONIA-VORA 2-1

Bejzade 23′, Hebeja 85′ / Raboshta 72′

KORABI-ELBASANI 2-3

Pere (ag) 50′, Marku 90′ / Greca 60′,64′, Hoxhaj 89′

LUSHNJA-BYLIS 1-2

Olola 89′ / Kibe 45′, Kamra 64′

Goli i Kibe (VIDEO)

Kartoni i kuq i Maganit (VIDEO)

Goli i Kamara (VIDEO)

Goli i Olola (VIDEO)

KASTRIOTI-LUZI 2008 1-0

Musaj 3′

BURRELI-BESA 0-1

Ba 88′

sdfdsffdsdfdsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"