KATEGORIA E DYTË/ Sopoti “tërmet” 7 ballësh ndaj Valbonës, Gramshi mposht minimalisht Mirditën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2021 | 15:54

KATEGORIA E DYTË/ Sopoti “tërmet” 7 ballësh ndaj Valbonës, Gramshi mposht minimalisht Mirditën

Kanë përfunduar dy sfidat e javës së 13 të Kategorisë së Dytë në Grupin A.

kategoria_dyte_cover

Sopoti ka shkërmoqur Valbonën duke i’a tundur rrjetën plot 7 herë. Heroi i këtij takimi ishte Çota i cili ka realizuar një tripletë dhe duke marrë topin në shtëpi me gjithë firmat e lojtarëve.

Në ndeshjen tjetër, Gramshi i falet golit të Xhelilit në minutën e 16′ ku triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Mirditës. Gjithashtu vlen te theksohet se Mirdita javën e kaluar nuk u paraqit teksa njoftoi tërheqjen nga gara, ndërkohe që skuadra mirditore duket se ka ndryshuar mendje.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË GRUPIT A, TË KATEGORISË SË DYTË –

SOPOTI 7-0 VALBONA

Sejdini 37′, Farruku 45′, Rreshka 65′, Çota 70′, 71′, 76′, Goçi 78′

GRAMSHI 1-0 MIRDITA

Xhelili 16′

RENDITJA E GRUPIT A, TË KATEGORISËS SË DYTË –

kategoria e dyte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"