Kategoria e Dytë/ Një mesfushor brazilian, afrimi i parë i Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 21:32

Kategoria e Dytë/ Një mesfushor brazilian, afrimi i parë i Luftëtarit

Luftëtari kërkon të ngjitet në Kategorinë e Parë dhe merkatoja e janarit do t’i shërbejë shumë për t’u forcuar në pozicionet ku gjatë fazës së parë ka pasur pak alternativa. Mesfusha është reparti ku gjirokastritët janë duke kërkuar lojtarë, por prej ditësh në stërvitje ka dalë një brazilian dhe zyrtarizimi i tij nga klubi duket se është një formalitet tashmë.

Goncalves luftetari

“Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për mesfushorin 27-vjeçar, Hudson Felipe Gonçalves, i cili ka një eksperiencë të gjatë në Portugali, Letoni dhe Finlandë. Mesfushori qendror po stërvitet rregullisht nën urdhrat e trajnerit Edmond Dalipi, ndërsa bëhet fjalë për një lojtar që do t’i shtojë cilësinë skuadrës.

Goditjet e dënimit janë një armë e fortë e tij dhe nga ajo që është parë në stërvitjet e fundit, braziliani ka bindur stafin. Hudson ka luajtur së fundmi në Portugali me klube si Vista Alegre, Ovarense, Valonguense, që militojnë në ligën e dytë dhe të tretë. Në Letoni ka luajtur me Jelgavën, ndërsa në Finlandë me JK Jarve. Në Brazil ka qenë pjesë e Santa Kruz, CRB dhe Atletik.

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"