KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Fitore minimale për Luftëtarin, Pogradecit i duhet përmbysje. Mësoni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 23:23

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Fitore minimale për Luftëtarin, Pogradecit i duhet përmbysje. Mësoni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të sotme

Luftëtari dhe Pogradeci vazhdojnë të rivalizojnë në distancë me njëri-tjetrin për kreun e renditjes së Grupit B të Kategorisë së Dytë dhe me fitoret e sotme, kanë ruajtur diferencën e përkohshme prej 1 pikë ndaj njëri-tjetrit.

kategoria-e-dyte

Gjirokastritëve u ka mjaftuar një fitore minimale ndaj Këlcyrës në shtëpi, ndërsa “liqenorëve” u është dashur të përmbysin në transfertë në pjesën e dytë avantazhin e Butrintit.

Pas krahëve të tyre vazhdon të jetë Shkumbini, i cili fitoi sot në transfertë ndaj Devollit.

REZULTATET 

LUFTËTARI-KËLCYRA 1-0
Culli 32′

BUTRINTI-POGRADECI 1-3
Onuh 36′ / Topllari 61′, Danladi (p) 71′, Kazim 77′

DELVINA-MALIQI 3 -0
Nikolla 11′, Musta 45

LABËRIA-ORIKU 1-0
Kaçanolli 58′

DEVOLLI-SHKUMBINI 0-2
Teqja 59′. Gjevori 72′

RENDITJA: Luftëtari 40 pikë, Pogradeci 39, Shkumbini 35, Labëria 27, Oriku 25, Butrinti 21, Turbina 20, Devolli 15, Delvina 14, Maliqi 5, Këlcyra 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"