Kashami: Besëlidhja do të ketë fytyrë tjetër, kur të arrijmë formën nuk do na ndalë asnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 17:44

Kashami: Besëlidhja do të ketë fytyrë tjetër, kur të arrijmë formën nuk do na ndalë asnjë

Pas ndeshjen me Dinamon, ka folur për “RTSH” edhe trajneri i Besëlidhjes, Ndriçim Kashami i cili shprehet:

bandicam 2018-09-15 17-56-37-427

Një penallti e humbur, pikë që u kushton

Jo vetëm kjo, por ne jemi të penalizuar edhe nga dy dëmtime kryesore në ekip. Kapiteni i skuadrës dhe organizatori i skuadrës, dhe ekipi nuk e absorboi dot këtë mungesë. Në pjesën e dytë u kthyem në lojën tonë. Penalltia e dytë është e vështirë për lojtarin dhe nuk e lxoi dot qëndrimin e portierit.

Dinamo iu vendosi në vështirësi…

Kemi mungesa të rëndësishme. Një ekip i ri e ka të vështirë në transfertë. Është shkaku kryesor i kësaj humbje. Në pjesën e dytë u futëm më shumë në lojë.

Besëlidhja ishte pretendente para dy vitesh për tu futur në Superligë, vjet ndryshoi fytyrë po sivjet si do e shikojmë Besëlidhjen.

Nuk kemi ardhur akoma në formën tonë më të mirë. Por kur të vimë nuk do të na ndalin më.

Lojtarët e ardhur nga stoli nuk bën diferencën.

Dolani morri penalltinë, nuk e di çfarë mund të bëjë më shumë një lojtar nga stoli. Ndryshimet që bëra sollën përforcim në mbrojtje, Kryemadhi na solli një organizim më të mirë të lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"