Kartonët problem te Tirana, 5 titullarë në rrezik për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 11:16

Kartonët problem te Tirana, 5 titullarë në rrezik për derbin

Julian Ahmataj i ka këshilluar lojtarët e tij që të mos marrin kartonë në ndeshjen me Kukësin. 

julian ahmataj

Agustin Torasa, Jurgen Çelhaka, Elton Kale, Majkëll Ngo, Grent Halili janë futbollistët që rrezikojnë të mos luajnë në ndeshjen më të rëndësishme të fazës së dytë.

Secili prej këtyre futbollistëve, nëse luan me Kukësin dhe ndëshkohet me karton të verdhë, humbet ndeshjen e madhe, derbin me Partizanin.

Bardheblutë duhet të kenë kujdes që të mos marrin kartonë, sepse humbasin debutimin në “Air Albania”. Bardheblutë po kështu nuk fitojnë me Kukësin brenda në fushën e tyre prej 1 nëntorit 2015, pra kanë më shumë se katër vite që nuk e mundin skuadrën kuksiane në Tiranë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"