Kapiteni i Shqipërisë U-17 zyrtarizohet tek AEK-u, mbrojtësi firmos kontratën e parë si profesionist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 17:57

Kapiteni i Shqipërisë U-17 zyrtarizohet tek AEK-u, mbrojtësi firmos kontratën e parë si profesionist

Mario Mitaj ka firmosur sot kontratën e tij të parë si profesionist me ekipin grek të AEK-ut. Kontrata është e vlefshme deri në vitin 2023 dhe ekipi Helen në njoftimin e tij bëri të ditur se shqiptari tani e tutje do stërvitet me skuadrën e parë.

mario mitaj

AEK drejtohet nga Masimo Karrera që ka qenë ish-ndihmësi i Kontes tek Juventusi dhe Italia. Mitaj luan si mbrojtës qëndror dhe i majtë, dhe tani e tutje do jetë nën urdhërat e ish-asistentit të Kontes, Karrera.

Mitaj mban edhe shiritin e kapitenit të Shqipërisë U-17. Klubi grek i AEK-ut e zyrtarizoi edhe në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"