Kapiteni Gaba: Pogradeci meriton respekt, por Luftëtari nuk zhgënjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 11:57

Kapiteni Gaba: Pogradeci meriton respekt, por Luftëtari nuk zhgënjen

Luftëtari udhëton drejt Pogradecit me qëllim të vetëm fitoren, për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes së Grupit B në Kategorinë e Dytë.

WhatsApp Image 2023-12-10 at 10.59.51

Për “Panorama Sport”, kapiteni i bluzinjve, Nazmi Gaba, për sfidën që luhet të dielën në orën 13:30 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, deklaroi: “Pogradeci meriton respekt, por ne kemi objektivin tonë. Udhëtojmë për të marrë maksimumin. Personalisht kam lënë pas problemin shëndetësor dhe do të jap maksimumin për Luftëtarin në fushë”.

T.SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"