Kaos tek Laçi, trajneri Mërgjyshi braktis stërvitjen. Ja situata në kampin kurbinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 16:53

Kaos tek Laçi, trajneri Mërgjyshi braktis stërvitjen. Ja situata në kampin kurbinas

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në stërvitjen e Laçit. Siç raporton Supersport, tekniku 50-vjeçar është larguar pas analizës taktike në duelin e fundit ndaj Kukësit. Dy humbjet e fundit radhazi, ndaj Teutës dhe Kukësit, kanë prishur humorin në kampin kurbinas.

mergjyshi

Në 10 javët e para, Laçi ka marrë 4 fitore, 4 barazime si dhe dy humbje. Këtë fundjavë, kurbinasit udhëtojnë drejt Gjirokastrës për tu ndeshur me Luftëtarin, por mbetet ende e paqartë situata me trajnerin Mërgjyshi, nëse kemi të bëjmë me një largim apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"