Kaos te Partizani, drejtuesit e kuq i bëjnë dalje kroatit Tokiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 21:12

Kaos te Partizani, drejtuesit e kuq i bëjnë dalje kroatit Tokiç

Partizani ka bërë një kthesë 360 gradë sa i takon çështjes së trajnerit. Ai që deri në këto momente shihej si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e të kuqve, Mario Tokiç duket se ka humbur shumë terren. Madje, burime të besueshme të “Panorama Sport”, pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se kroati ka marrë një përgjigje negative nga drejtuesit e Partizanit.

Tokic2

Nuk dihet përse ka ardhur një vendim i tillë në një kohë, që Tokiç ka qenë edhe me menaxherin e tij Mario Cenollin në ndeshjen ndaj Skënderbeut në kampionat dhe që atëherë emri i tij është përfolur shumë si një prej njerëzve që do t’i besohej projekti për sezonin e ri. Por, me sa duket, ky projekt nuk ka bindur drejtuesit e kuq, që i kanë bërë dalje trajnerit, duke mos e konsideruar më si alternativë.

Megjithatë, ende flitet për një takim të fundit mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të kuq, ndoshta për të vënë përfundimisht pikat mbi “I”. Gjërat në kampin e kuq janë duke lëvizur me kujdes, ndikuar deri diku edhe nga vendimi që do të japë KAS për Skënderbeun, ku në rast se korçarët nuk marrin pjesë në Champions, atëherë i lind e drejta Partizanit që të jetë në Europa Ligë. Për çështjen e trajnerit duhet saktë- suar se gjatë kësaj periudhe drejtuesit kryeqytetas kanë kontaktuar edhe disa emra të tjerë që e njohin mjaft mirë Kategorinë Superiore.

gaz demi aqif rakip

KAOSI – Mosemërimi i trajnerit të ri ka bërë që te skuadra e Partizanit të mbizotërojë kaosi sa i takon së ardhmes. Lojtarët që janë në përfundim kontrate nuk e dinë në rast se do të rinovojnë, ndërsa të tjerët presin datën e fillimisht të seancave stërvitore. Dhe të gjitha këto varen nga trajneri i ri, që do të marrë edhe vendimet për lojtarët dhe të ardhmen.

olsi rama

Megjithatë, drejtuesit duket se po tregohen të kujdesshëm në lëvizje dhe në rast se skuadra nuk merr pjesë në Europë, atëherë gjasat janë që lojtarët të qëndrojnë për një kohë të gjatë pushim. Në të kundërt përgatitjet do të nisin më shpejt dhe do të zhvillohet një fazë përgatitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"