Kampionët e Trepçës ’89 humbin edhe në debutimin e trajnerit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 22:11

Kampionët e Trepçës ’89 humbin edhe në debutimin e trajnerit të ri

U luajtën sot edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së 5-të të Superligës së Kosovës. Kampionët e Trepçës ’89 u mposhtën sërish, këtë radhë në shtëpi përballë Gjilanit me rezultatin 1-2.

gjilani

Ndeshja e sotme ishte debutimi i trajnerit të ri Sabit Osmani, i cili pa skuadrën e tij të humbte me përmbysje pas fitores 1-0 në pjesën e parë.

Në ndeshjet e tjera, Drita mundi 3-0 Drenicën, ndërsa Vëllaznimi barazoi 0-0 me Feronikelin.

Pas 5 javësh, renditjen e kryeson Llapi i Podujevës me 11 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 10. Kampionët e Trepçës ’89 mbajnë vendin e 9 me vetëm 6 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"