Kalendari kundër rrogozhinasve, Egnatian e presin 5 ndeshje “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 11:40

Kalendari kundër rrogozhinasve, Egnatian e presin 5 ndeshje “ferri”

Egnatia në 5 takimet e mbetura të sezonit do të duhet të sfidojë ekipe mjaft të vështira.

egnatia

Rrogozhinasit do të udhëtojnë drejt Laçit këtë javë, teksa më pas do të presin në shtëpi Vllazninë e vendit të dytë.

Në javën e 34-t dhe 35-të do të luajë në transfertë, përkatësisht me Teutën dhe Dinamon. Rrogozhinasit e mbyllin sezonin e rregullt në shtëpi në një duel tejet të vështirë kundër Tiranës.

Gjithsesi, renditja u jep komoditet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"