“Pas ndeshjes me Juven nuk mund të flija dot”, rrëfehet Kumbulla: Ëndrra ime është të luaj në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:23

“Pas ndeshjes me Juven nuk mund të flija dot”, rrëfehet Kumbulla: Ëndrra ime është të luaj në…

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, ku me paraqitjet e shkëlqyera me Veronën, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha, që duan ta marrin atë në skuadër.marash-kumbulla-1024x683

Në një intervistë të dhënë së fundmi, shqiptari është shprehur se idhulli i tij është mbrojtësi i Juventusit, Xhiorxhio Kielini. Gjithashtu ai tha se ëndrra e tij është të luajë në Ligën e Kampionëve, ku për situatën aktuale tha se është krenar me atë që kryeministri Rama bëri për Italinë.

“Kur unë isha i vogël, kisha një poster të Kielinit në dhomën e gjumit. Gjithmonë e kam admiruar vendosmërinë dhe dëshirën e tij për tu përmirësuar. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë. Sulmuesi që më ka futur në telashe deri më tani është Dybala për shkak të karakteristikave të tij fizike dhe teknike. Ëndrra ime është të luaj në Ligën e Kampionëve.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Jam krenar për gjestin e kryeministrit Rama në një moment kaq të vështirë për Italinë, e cila ka qenë gjithmonë në anën tonë sa herë që kemi nevojë. Unë e falënderoj atë dhe mjekët që kanë ardhur nga Shqipëria.

Jam shumë serioz, është e vërtetë, por atëherë kur duhet, Di edhe të argëtohem. Të rinjtë shqiptarë vijnë nga një kulturë ndryshe, që i lejon ata të kenë më shumë stimuj e më shumë ambicie. Traditat dhe historia e popullit tim, më përcjellin një ndjenjë të fortë të përkatësisë. Është një ndjenjë që më shtyn të jap gjithmonë më të mirën.

Aventura me Veronën? Mendoj se është ëndrra e të gjithëve. Të arrish në nivele të larta është shumë e vështirë, por ta bësh këtë me skuadrën që ke nisur të luash futboll që fëmijë, është e papërshkrueshme. Isha 10-11 vjeç kur kuptova se ajo që doja të bëja, ishte të luaja futboll. Më pas është gjithmonë e vështirë, por edhe e bukur, të shndërrosh pasionin në profesion. kumbulla-850x450

Mbrëmja e 8 shkurtit që ishte edhe ditëlindja ime e 20-të, deri tani është nata më e bukur e jetës time, pasi e kam festuar me fitoren ndaj Juventusit dhe për pak më iku edhe goli (iu anulua nga VAR-i). Pas ndeshjes nuk arrija të flija, për shkak të adrenalinës që kisha brenda vetes. Është një nga ato takime që do t’i mbaj gjithmonë në zemër. ”, u shpreh Kumbulla për “Corriere della Sera”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"