Ka pretendime për një penallti të mohuar ndaj Egnatias, Laçi shpall “non grata” gjyqtarin e ndeshjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 15:37

Ka pretendime për një penallti të mohuar ndaj Egnatias, Laçi shpall “non grata” gjyqtarin e ndeshjes (VIDEO)

Në javën e fundit të Kategorisë Superiore Laçi u mund në shtëpi nga Egnatia në shifrat 2-0. Kurbinasit kanë mbetur të pakënaqur nga gjyqtari i ndeshjes  në kabinën e VAR-it, Olsid Ferataj, që sipas tyre u ka mohuar një penallti në favor ndaj rrogozhinasve. Për këtë arsye gjyqtari nga Patosi është person “non grata” për Laçin.

1

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Laçi publikon kërkesën që arbitri Olsid Feratj të mos caktohet më nga FSHF si gjyqtar ndeshje në fushë ose në VAR në asnjë takim që ata do të luajnë në vazhdim. Kurbinasit pakënaqësitë dhe pretendimet e tyre i kanë shoqëruar edhe me një video të aksionit, ku denoncojnë penalltinë e mohuar. Mbetet për të parë nëse organet kompetente në FSHF do ia plotësojë kërkesën Laçit në lidhje me gjyqtarin, aspo do të përdoret standardi si me klubet e tjera, ku rrallë janë marrë në konsideratë ultimatumet e skuadrave në lidhje me pakënaqësinë ndaj “xhaketave të zeza”.

Ja postimi i Laçit në rrjetet sociale:

“KF Laçi, i detyruar nga arbitrimi i bërë, kërkon që Olsid Ferataj mos të jetë më i përzgjedhur në ndeshjet e ekipit tonë, as për të arbitruar në fushë, as në VAR. Është e patolerueshme dhe dashakeqe mos sinjalizimi i tij për të parë rastin e dyshimtë për penallti në favor të skuadrës tonë. Pamjet janë të qarta që na është mohuar një penallti. Këto vendime nuk I shërbejnë lojës si dhe hedhin poshtë investimin e bërë për sistemin VAR, ndaj theksojmë se Olsid Ferataj nuk mund të dërgohet më të gjykojë ndeshje të KF Laçi!”


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"