Ka luajtur me sulmues të mëdhenj te Liverpuli, Stiven Xherrad zbulon sekretin: M’u thye zemra kur u largua ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 12:09

Ka luajtur me sulmues të mëdhenj te Liverpuli, Stiven Xherrad zbulon sekretin: M’u thye zemra kur u largua ne…

Ka luajtur me shumë kampionë dhe ka parë të largohen shumë sulmues nga “Anfield Road”, nga Robi Fauler, te Majkëll Ouen dhe Luis Suarez, por ish-kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, thotë se i vetmi që ia ka thyer zemrën pas largimit ishte Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll u transferua te Çelsi në janar 2011 pasi shënoi 81 gola në 142 ndeshje me “Reds”-at.
hi-res-6bc98c584df4fe6e4c503e50c1bfbe3f_crop_north“Unë nuk luajta për shumë gjatë me Torresin, sepse ai shkoi te Çelsi dhe më theu zemrën. Nëse më pyesni se cili ishte lojtari më i mirë sa i përket formës së përditshme, Luis Suarez ishte një bishë, por vitet e mia më të mira i kalova me Fernando Torresin sa i përket mënyrës se si u ndjeva. Isha shumë i zhgënjyer kur ai u largua”, tregon trajneri i Rejnxhërs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"