Ka luajtur më shumë se të gjithë, zbuloni lojtarin më solid në mbrojtjen e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 9:32

Ka luajtur më shumë se të gjithë, zbuloni lojtarin më solid në mbrojtjen e Partizanit

Mbrojtësi i Partizanit, Esin Hakaj, duket se po e mbulon mjaft mirë hapësirën e lënë bosh pas largimit të Lorenc Trashit si mbrojtës i majtë. Shkodrani 23-vjeçar ka qenë gjithmonë titullar në formacionin e Ilir Dajës duke mos munguar asnjë ndeshje.

Hakaj Daja

E vetmja sfidë ku Hakaj është zëvendësuar është ajo kundër Laçit, ku pësoi një dëmtim në minutën e 29-të. 60 minutat ndaj kurbinasve që nuk luajti janë të vetmet të cilat Hakaj i ka humbur këtë sezon. Alban Hoxha renditet i pari si lojtari më me shumë minuta, me 1710 në total, ndërsa Mala i dyti, me 1665.

Aktivizimet

Hakaj vjen pikërisht i treti, me vetëm 5 minuta më pak se Mala (1660). Ndërsa në repartin e prapavijës, Hakaj është i vetmi që i ka luajtur të gjitha sfidat titullar dhe që ka më shumë minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"