Juventusi makth nga transfertat, por e shpëton trajneri Alegri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 9:55

Juventusi makth nga transfertat, por e shpëton trajneri Alegri

Një fitore, për të mos u interesuar aspak për atë që ndodh në “Kamp Nou”. Juventusi do të luajë sot ndeshjen e fundit në fazën e grupeve ndaj Olimpiakosit me objektivin për të fituar, por mbi të gjitha për të siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme.

Juventus FC v AC ChievoVerona - Serie A

Në 20:45, kampionët e Italisë do të tentojnë të thyejnë makthin transfertë, pasi deri tani nuk kanë fituar asnjë ndeshje jashtë. Shpresat janë të gjitha te trajneri Alegri, i cili prej 7 sezonesh radhazi nuk dështon të kualifikohet dhe ka qenë gjithmonë në fazën e 1/8-ve.

FITORE NË TRANSFERTË

Është shumë e rëndë- sishme, jo vetëm për motivin e thënë më sipër, por edhe për faktin se Juventusi nuk ka fituar ende në transfertë gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. Kanë humbur 3-0 kundër Barcelonës dhe kanë barazuar 1-1 në Lisbonë.

Italy Soccer Serie A

Një fakt shumë i çuditshëm duke parë që barazimi 0-0 në shtëpinë e Barcelonës ishte e vetmja ndeshje që nuk u fitua në transfertë. Për më tepër, vitin e kaluar, Juventusi në 5 ndeshje nuk pësoi asnjë gol.

ALEGRI SFIDON MOUN

Mirëpo, ka diçka që i bën me shpresë dhe u jep besim tifozëve të Juventusit. Ecuria e Masimiliano Alegrit është shumë pozitive dhe ai nuk ka dështuar kurrë të kualifikohet për në fazën e 1/8-ve. Në rast se do të kualifikohet edhe këtë herë (gjasat janë shumë të larta), ai do të parakalojë Zhoze Murinjon dhe do ta çojë në 8 numrin e paraqitjeve në këtë fazë.

article-2384529-1B263C51000005DC-345_634x452

Edhe portugezi ka të njëjtin numër prezencash, por Alegri i ka arritur në vazhdimësi dhe nuk mungon nga sezoni 2010-2011. “Max” ka ndezur motorët për të vazhduar rrugëtimin e tij pozitiv në Europë. Trajneri që mban listën e parë për kualifikime në fazën e 1/8-ve është Arsen Venger, i cili ka 14 prezenca radhazi.

Pas tij do të renditet menjëherë Alegri në rast se sot do të sigurojë kualifikimin me Juventusin. I treti është Murinjo me 7, ndërsa të tjerët kanë nga 5 kualifikime, Benitez, Ferguson dhe Ançeloti.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"