Juventusi heq dorë nga “i përjashtuari” i Mançester Junajtid, bardhezinjtë “shtrëngojnë rripin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 18:49

Juventusi heq dorë nga “i përjashtuari” i Mançester Junajtid, bardhezinjtë “shtrëngojnë rripin”

Juventusi duket se do të heqë dorë nga një prej ëndrrave të merkatos së janarit. Kubi italian kishte hedhur sytë drejt Xhedon Sanço, duke kërkuar futbollistin britanik të Mançester Junajtid, ku ai është pezulluar nga klubi dhe gjendet jashtë planeve të trajnerit Ten Hag.

sdfsdfsdfsdfsdfsfd

Por plani për anglezin ka ndryshuar tashmë, pasi përtej cilësive të lojtarit, kostoja e tij është e papërballueshme për arkat e kubit. Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e rinj po mundohen që të rregullojnë bilancet financiare dhe rroga e lojtarit nuk hyn brenda parametrave që klubi mund t’i lejojë vetes, të paktën për një transferim në merkaton e janarit, pasi ai do të merrej fillimisht në huazim.

Kursimi që po bëhet në klubin torinez për të shmangur telashe të tjera financiare, i detyron ata që të kthehen nga objektiva që mund të arrihen më lehtësisht, me Domeniko Berardin që mbetet emri më i përfolur në ambientet e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"