Juventusi e dëshiron, agjenti nuk fsheh elozhet për bardhezinjtë: Ndër më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 20:18

Juventusi e dëshiron, agjenti nuk fsheh elozhet për bardhezinjtë: Ndër më të mirët

Joao Santos, agjenti i mesfushorit të Çelsit Zhorzhinjo, nuk i fsheh elozhet për skuadrën e Juventusit, duke u shprehur se janë ndër më të mirët në Europë.

zhorzhinjo

Këto fjalë të mira për kampionët e Italisë vijnë në një monent kur flitet aq shumë për një ribashkim të mesfushorit italian me trajnerin Mauricio Sarri.

zhorzhinjo

“Juventusi është një nga skuadrat më të mira në Europë. Kush nuk do ta dëshironte një eksperiencë bardhezi? Paratiçi nuk më ka telefonuar akoma.

Zhorzhinjo është shumë mirë në Londër. Ai ka edhe 3 vite kontratë. Kam dëgjuar për interesimin e Juventusit vetëm në media,” deklaroi ai për “Radio Kiss Kiss”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"