Jurgen Bardhi sërish protagonist në Turqi, ish-i i Partizanit asiston në golin e vetëm të skuadrës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2023 | 20:32

Jurgen Bardhi sërish protagonist në Turqi, ish-i i Partizanit asiston në golin e vetëm të skuadrës së tij

Jurgen Bardhi është rikthyer sërish protagonist në Ligën e Parë Turke, në disfatën që skuadra e tij, Keçiorengyçy mori përballë Altaj në transfertë.

jurgen bardhi

Ish-i i Partizanit asistoi në golin e vetëm të ekipit të tij, që u realizua nga Kiliniç në minutën e 43’.

Gjithsesi Altaj arriti të përmbyste sfidën me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë.

Ky ishte asisti numër 3 për Bardhin këtë sezon, i cili gjithashtu ka realizuar dhe dy gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"