Juliano: Jam habitur nga Partizani, bashkëpunëtorët e stafit duan të mësojnë futbollin europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 16:11

Juliano: Jam habitur nga Partizani, bashkëpunëtorët e stafit duan të mësojnë futbollin europian

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, ka mbetur i kënaqur nga miqësorja e parë e zhvilluar gjatë fazës përgatitore në Itali. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes për një televizion lokal, ai shprehu habinë e tij se të kuqtë e kryeqytetit janë një klub mjaft i organizuar, si dhe tha që do t’u mësojë bashkëpunëtorëve në staf futbollin europian.

juliano

Miqësorja

“U bënë 6 ditë që punojmë me ngarkesë të madhe. Mora përgjigje mjaft pozitive, por e dimë që duhet të punojmë në shumë gjëra. Jemi të kënaqur që nuk u dëmtua askush, kjo ishte e rëndësishme, dhe komplimentoj Vastezen, një skuadër e mirë me ide të mira në lojë.”

Objektivi në kampionat

“Ambiciet tona janë të bëjmë më të mirën, të kërkojmë suksesin që mungon prej vitesh në klub. Kemi lojtarë të mirë, kemi bërë merkato shumë të mirë dhe kemi kërkuar të afrojmë lojtarë sa më në formë për të përballuar kampionatin.”

Italianët në Shqipëri

“Unë punoj në një klub, por duhet kujtuar De Biazi që hapi një rrugë në një vend që më ka surprizuar mua, që ka surprizuar lojtarët. Është një realitet shumë i bukur dhe duam të japim kontribut në rritjen e këtij klubi që është më i rëndësishmi në Shqipëri.”

Ëndrra për të drejtuar në Itali dhe organizimi i Partizanit

“Ëndrra ime tani është Partizani sepse jam shumë i lumtur që një klub shumë i mirë më dha besim. Kam kolegë bashkëpunëtorë që kanë dëshirë të përmirësohen dhe të mësojnë futbollin europian, por kanë baza shumë të mira.

Surpriza kryesore ka qenë që gjeta një organizimin shumë të mirë të këtij klubi të rëndësishëm që na besoi dhe ne duhet t’ia shpërblejmë me punë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"