Jo vetëm futboll, UEFA regjistron fitime kolosale nga Euro 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2016 | 19:48

Jo vetëm futboll, UEFA regjistron fitime kolosale nga Euro 2016

Euro 2016 ka qenë një minierë ari për UEFA-n, e cila ka regjistruar të ardhura të jashtëzakonshme nga turneu që organizoi në Francë. Sipas vetë institucionit që drejton futbollin në kontinent, UEFA ka përfituar rreth 1,93 miliard euro nga aktiviteti, një rritje prej 34% në krahasim me turneun e katër viteve më parë të zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë.

EURO-2016-trophy

UEFA konfirmoi se ka shpenzuar 1,1 miliard euro për këtë aktivitet (një rritje e ndjeshëm në krahasim me 800 milionë euro që shpenzoi në vitin 2012).

Gjithsesi, në arkat e saj do të mbetet një shifër më se e mjaftueshme, nga e cila 600 milionë euro do t’u shpërndahen vendeve të saj anëtare nëpërmjet projektit HatTrick, ndërsa 230 milionë euro do të përdoren për “shpenzime operacionale” deri në turneun e ardhshëm në vitin 2020.

UEFA bëri të ditur se për Euro 2016 ishin hapur 100 mijë vende pune, nga të cilat 2500 do të vazhdonin edhe pas përfundimit të aktivitetit. Ndërkaq, ekonomia franceze ka përfituar një influks prej rreth 1,2 miliard eurosh gjatë turneut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"