“Jam një prej futbollistëve më teknikë të Anglisë”, Grilish: Nuk do ta refuzoja një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 19:14

“Jam një prej futbollistëve më teknikë të Anglisë”, Grilish: Nuk do ta refuzoja një penallti

Trajnerit Garet Sauthgejt nuk do t’i mungojnë vullnetarët për të marrë përsipër goditjet e penalltive në këtë Botëror.

skysports-grealish-jack_5132841

Xhek Grilish, i cili ishte një nga lojtarët që nuk e pati shansin për të ekzekutuar një penallti në finalen e Europianit verën e shkuar kundër Italisë, është gati për të marrë përgjegjësinë nëse do t’i jepet mundësia.

“Padyshim që do të godisja një penallti. Nuk e di do të shënoj, do ta humbas apo do ta godas shtyllën, por unë jam një prej futbollistëve më teknikë të skuadrës. I kam të gjitha aftësitë për të ekzekutuar një penallti. Nuk mund ta refuzoja dhe nuk do të mund t’ia falja vetes nëse nuk do ta merrja këtë përgjegjësi”, tha sulmuesi i Mançester Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"