“Jam i gatshëm të luftoj për Serbinë”, flet trajneri: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 22:34

“Jam i gatshëm të luftoj për Serbinë”, flet trajneri: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb.Lalatovic-600x360

Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte të drejtonte Kosovën.

Madje në intervistën e dhënë, tekniku serb është shprehur se ai është i gatshëm që edhe të luftojë për vendin e tij. “Po shoh disa lojtarë që zgjedhin të luajnë për Kosovën, por unë nuk do të punoja kurrë në një ambient të tillë. Nuk ka para të botës që të më bindin të zgjedh të drejtoj panikën e Kosovës.

Nesër, nëse zoti do të donte që të nisë lufta, unë do të isha i pari që do të shkoja të luftoja për vendin tim. Nuk ka frikë në këtë punë. Në Serbi kanë lindur fëmijët e mi, unë jam patriot i madh. Do të bëja gjithçka që njerëzit e mi të jetojnë më mirë.”, u shpreh Lalatoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"