Italia riktheu trofeun e një kampionati Europian pas 53 vitesh, zbulohet shpërblimi që do të marrë çdo anëtar i delegacionit dhe trajneri Mançini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 16:18

Italia riktheu trofeun e një kampionati Europian pas 53 vitesh, zbulohet shpërblimi që do të marrë çdo anëtar i delegacionit dhe trajneri Mançini

Italia riktheu trofeun e një kampionati Europian pas 53 vitesh mungesë dhe ndoshta nuk ka asnjë shumë parash për këta futbollistë të shumëpaguar, që mund të krahasohet me arritjen e tyre.

tifozet italiane

Gjithsesi, mundi shpërblehet dhe ashtu siç ishte lajmëruar, çdo anëtar i delegacionit “axurr” në këtë “Euro 2020” do të shpërblehet me nga 250 mijë euro secili.

Ai që ndoshta do të marrë diçka më shumë sipas kontratës është trajneri, Roberto Mançini, të cilit do t’i takojë 1 ose 1.5 milionë euro më shumë për suksesin. Por, këto para që do të shpërndahen nuk është që trembin shumë federatën, duke parë se ky triumf solli në arkat e FIGC-së 28.25 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"