Italia ka dy gola avantazh, ja llogaritë dhe rregullorja për në Botërorin e Katarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 14:38

Italia ka dy gola avantazh, ja llogaritë dhe rregullorja për në Botërorin e Katarit

Italia dhe Zvicra në kuotë të barabartë pikësh, por kush mendon se pas barazimit 0-0 në Bazel dhe 1- 1 në Romë janë helvetët favoritë, gabohen rëndë. Një fakt i tillë duhet t’i bëjë “Axurrët” që të luajnë disi më të qetë sot, pasi për të shkuar direkt në Botërorin e Katarit, tri kriteret kryesore janë:

ITALIA 1

Numri më i madh i pikëve i grumbulluar;

Diferenca më e mirë e golavarazhit;

Numri më i madh vetëm i golave të shënuar.

Duke qëndruar në këto tri variante, nëse sot, si Italia ashtu sikurse Zvicra mbeten sërish në kuotë të njëjtë pikësh, për biletën direkte për në Botëror do të merret diferenca e golave.

Aktualisht të kaltrit e kanë +11 ndërsa helvetët +9. Zvicra do të parakalonte Italinë nëse të kuqtë fitonin 4-0 me bullgarët, ndërsa “Axurrët” 0-1 në Belfast.

Ndërkohë, një sukses 1-2 i Italisë ndaj Irlandës së Veriut dhe një fitore 3-0 e Zvicrës ndaj Bullgarisë do të dërgonte të kaltrit në Katar, duke qenë se vërtet pikët dhe golavarazhi do të ishin të barabartë, por ndërkohë Italia do të kishte shënuar më shumë gola sesa Zvicra në 8 ndeshjet e grupit.

Ndërkohë, si do ta shfrytëzonte Zvicra golin e shënuar në barazimin 1-1 në Romë, pas 0-0 me italianët në Bazel? Kombinimi i duhur do të ishte një sukses 0- 1 i “Axurrëve” në Irlandën e Veriut dhe një fitore 3- 0 e Zvicrës ndaj Bullgarisë.

SI FUNKSIONOJNË “PLAY OFF”-ET – Nga 10 grupet aktuale Europa dërgon direkt 10 të kualifikuarat e para, ndërkohë që 10 të dytat, plus dy më të mirat e Ligës së Europës (të cilat nuk e kanë arritur kualifikimin nga grupet) do të ndahen në tri grupe me nga 4 skuadra.

Në secilin grup, këto 4 skuadra do të shortohen në dy gjysmëfinale dhe më pas në një finale, ku tri fitueset e secilit nga tri grupet “play off” do të shkojnë në “Katar 2022”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"