Ish-ylli i NBA-së u ndalua për kundërvajtje rrugore, por policia e arrestoi për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 10:45

Ish-ylli i NBA-së u ndalua për kundërvajtje rrugore, por policia e arrestoi për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike

Ish-ylli i NBA-së është ndaluar nga policia amerikane për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike. Rajon Rondo (37 vjeç) u arrestua në Indiana për posedim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve të drogës, raportoi fillimisht zyrtari  i NBA-së, Adrian Vojnarovski.

nba

“Ai është ndaluar për kundërvajtje rrugore dhe polici ka konstatuar marihuanë. Pas kontrollit në veturë është gjetur një armë, marihuanë për përdorim personal si dhe mjete narkotike”, tha policia.

Ata e ndaluan Rondon, por ai u lirua shpejt me kusht. Të gjitha akuzat ndaj tij janë kundërvajtje.

Në karrierën e tij 16-vjeçare, ai luajti për Boston, Dallas Çikago, Nju Orleans, Los Anxhelos Lejkers, Atlanta, LA Klipers dhe Cliveland, që është klubi i tij i fundit. Ai është pa ekip që nga viti 2022.

Ai fitoi dy herë titullin në NBA dhe katër herë mori pjesë në All-Star Game. E denoncoi edhe gruaja e tij dy vite më parë. Ai e kërcënoi se do ta vriste. Atëherë ai kishte një armë. Një situatë e ngjashme ka ndodhur përsëri vitin e kaluar, por ai rast u zgjidh në mënyrë miqësore.

​PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"