Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21, Armando Dobra shënon golin e shtatë në kampionatin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 18:12

Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21, Armando Dobra shënon golin e shtatë në kampionatin anglez

Armando Dobra e gjen sërish rrugën e rrjetës në futbollin anglez. Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar sot golin e shtatë në kampionat për Çesterfilldin në “National League”, ku skuadra e Dobrës mposhti në shifrat 3-0 Sauthendin.

dobra

Dobra e nisi nga stoli këtë takim dhe në minutën e 67-të ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ka hyrë në fushë dhe në minutën e 81-të ka shënuar për Çesterfilldin duke vulosur rezultatin në shifrat 3-0.

Çesterfilldi i sulmuesit shqiptar kryeson bindshëm  ligën e pestë angleze duke qenë të shkëputur me 16 pikë nga vendi i dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"