Ish-mesfushori i Skënderbeut gjen golin në Portugali, por largohet i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 13:31

Ish-mesfushori i Skënderbeut gjen golin në Portugali, por largohet i dëmtuar

Dita e shtunë ka qëlluar me fat për lojtarët shqiptarë që luajnë jashtë vendit, sepse janë bërë protagonist më golat e shënuar.

zeka1

Pas Roshit dhe Cikalleshit, ka shënuar gol edhe ish-mesfushori i Skënderbeut, Agim Zeka, që në merkaton e janarit është transferuar te ekipi portugez i ligës së dytë, Varzim, për të marrë më shumë minuta.

zeka

Zeka shënoi golin e parë për ekipin mik, dhe deri në këto momente rezultati i ndeshjes është Penafiel 2-2 Varzim. Zeka shënoi golin e barazimit të përkohshme 101 në minutën e 14-të, por fatkeqësisht u dëmtua vetëm 4 minuta më vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"