Ish-mesfushori i Çelsit: Poçetino nuk di çfarë të bëjë, vetëm Murinjo mund t’i rikthejë identitetin bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 14:54

Ish-mesfushori i Çelsit: Poçetino nuk di çfarë të bëjë, vetëm Murinjo mund t’i rikthejë identitetin bluve

Emanuel Petit, fitues i Kupës së Botës dhe Europianit me Francën, i cili veshi fanellën e Çelsit për tri sezone, mendon se koha e Maurisio Poçetinos ka përfunduar. Ndër të tjera mesfushori shprehet se Murinjo mund ti rikthente identitetin skuadrës.

Petit explains how he was lured to Chelsea over Man Utd & Arsenal | TEAMtalk

“U zhgënjeva shumë nga performanca e Çelsit në humbjen 2-4 përballë Uolvesit. Lojtarët dukeshin shumë të çorganizuar, të hutuar taktikisht, pa shpirt luftarak, pa komunikim me njëri-tjetrin dhe pa karakter. Më vjen shumë keq për tifozët. Poçetino po refuzon të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve të tij. Ai nuk po di çfarë të bëjë. Gjuha e tij e trupit është shqetësuese, duket sikur ka dhënë dorëheqjen.

Kam dëgjuar se mund të rikthehet Zhoze Murinjo, me Xhon Terrin si ndihmës. Është shumë interesante dhe intriguese. Portugezi do t’i sillte ekipit karakter dhe personalitet. Në këtë moment grupi i lojtarëve është i copëtuar, ai është i vetmi që mund të rregullonte problemet e bluve. Skuadra ka nevojë për identitet, jo për përforcime të tjera. Duhet një trajner që do i përmirësonte futbollistët, Çelsi aktual nuk ka fare identitet”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"