Inzagi: De Vraj titullar, Interi do shohë se ç’mbrojtës ka marrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 15:52

Inzagi: De Vraj titullar, Interi do shohë se ç’mbrojtës ka marrë

Nëntëdhjetë minutat e fundit për të mos hedhur poshtë një kampionat, për të thënë të vërtetën, për duartrokitje. Objektivi i Lacios në supersfidën kundër Interit është i qartë, ndaj Simone Inzagi konfirmon se do luajnë si De Vrij, po ashtu edhe Imobile. “Stefan ka punuar mirë, jam i sigurt se do dëshirojë t’i lërë një shenjë klubit, tifozëve dhe shokëve; njëkohësisht do i tregojë Interit se çfarë mbrojtësi do ketë për pesë vitet e ardhshme.

inzaghi.felipe.anderson.lazio.allenamento.2017.2018.750x450

Edhe Çiro ka zhvilluar një punë të madhe gjatë javës për të qenë në gatishmëri. Do jetë me siguri nga 1′”. Nuk do jenë, në krahun tjetër, Parolo e Luis Alberto (mungesa e spanjollit ishte më e mundshme, në tribunë do i bashkohet edhe italiani).

OBJEKTIVI CHAMPIONS – “Do zhvillojmë ndeshjen tonë të zakonshme, do shohim veten tonë: është një sfidë shumë e rëndësishme që do kisha dashur ta evitoja, por kemi tri pikë avantazh. ‘Olimpico’ do jetë një kornizë e mrekullueshme dhe dua të shoh skuadrën time që jep maksimumin.

simoneinzaghi-cropped_133ctgq98livq1sjul9zba2vhb

Nesër (sot) thelbësor do jetë përqendrimi, sepse përballë do kemi një skuadër të fortë si Interi”. Trajneri i bardhekaltërve ka siguruar se nuk do spekulojë mbi dy rezultatet në dispozicion: “Nuk kemi bërë llogari, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe ne i luajmë për të fituar. Tani kemi ‘maloren’ e fundit dhe shpresojmë të jetë në favorin tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"