“Interi si Siti dhe Bajern në Champions”, Igli Tare i thur elozhe Inzagit: Është mes trajnerëve më të mirë të botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 13:51

“Interi si Siti dhe Bajern në Champions”, Igli Tare i thur elozhe Inzagit: Është mes trajnerëve më të mirë të botës

Ish-drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport” është ndalur tek gara për titullin e Serisë A. Ai është shprehur se zikaltërit janë me tepër të favorizuar ndërsa nuk i kursen elozhet për Simone Inzagin.

tare

“Për mua Interi mbetet skuadra për t’u mundur në këtë sezon të Serie A. Merkato që zhvilluan në verë ishte cilësore, megjithatë për titullin duhet të presim muajin mars, besoj do të jetë vendimtar. Zikaltërit në këtë periudhë kanë një kalendar të ngjeshur dhe të vështirë, luajnë ndaj Fiorentinës, Juventus, Romës, Atalantës dhe pastaj Atletiko Madrid në Champions.

Te Juventus janë të qetë në këtë aspekt pasi luajnë një ndeshje në javë dhe kështu është me lehtë për ta përgatitur skuadrën. Juventusi do të tentojë ta thellojë diferencën apo edhe të qëndrojë në këto pozita, për t’i ushtruar presion Interit. Inter ka një organikë më cilësore, megjithatë kur luan çdo tre ditë edhe ky avantazh zerohet.

Inzagi? Unë e vendos Interin mes favoritëve si Mançester Siti dhe Bajern Mynih në Champions. Inzagi është një mes më të mirëve të botës dhe do të dijë t’i menaxhojë ndeshjet e radhës dhe ngjeshjen e kalendarit. Këtë bëri edhe në Superkupë dhe u kthye me trofeun. Tani i mungon vetëm titulli në Itali për të kurorëzuar karrierën. Me Lacion ka fituar gjithashtu Kupën dhe e ka kualifikuar skuadrën në Champions”, tha ndër të tjera Igli Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"