“Insinje duhet të na thotë nëse nuk do të qëndrojë”, De Laurentis: Kush dëshiron të shkojë në Kinë për lek, atëherë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 13:22

“Insinje duhet të na thotë nëse nuk do të qëndrojë”, De Laurentis: Kush dëshiron të shkojë në Kinë për lek, atëherë…

Lorenco Insinje po kalon një moment aspak të mirë te Napoli në këtë fillim sezoni, teksa thuhet se nuk është i lumtur te të kaltrit.Lorenzo-Insigne-1

Për këtë ka folur edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ia ka bërë të qartë lojtarit se nëse nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë mund të thotë: “E kuptoj Insinjen dhe gjithmonë e mbroj atë. Është një lojtar i mirë dhe mua më pëlqen shumë. Ai duhet të qetësohet dhe të bëhet një person më i qetë. Por, problemi është i tij, nuk mund ta zgjidhë as Raiola dhe as Ançeloti. Insinje është një lojtar i shkëlqyer, por nëse trajneri nuk e aktivizon atë, ai nuk duhet të dalë kundër tij, pasi trajneri është babai i një familje.  Nuk e kuptoj pse nuk është i lumtur te Napoli. Nëse ai mendon se aventura me ne ka përfunduar, atëherë të na thotë që të mos kemi keqkuptime.”, u shpreh De Laurentis.Aurelio-de-Laurentiis

Gjithashtu ai foli edhe për zërat e fundit, ku thuhet se Mertens dhe Kajehon mund të kalojnë në Kinë: “Unë besoj se çdo lojtar ka vlerën e tij në varësi të vendit ku luan, si luan, çfarë moshë është dhe çfarë bën. Nëse dikush dëshiron të shkojë me çdo kusht në Kinë, për faktin se atje paguhen shumë, atëherë le të shkojnë për dy ose tre vjet, ky është problemi i tyre. Nuk mund ta konsideroj Kinën konkurruese, është shumë larg. “, përfundoi presidenti napolitan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"