Ilir Daja “peshkon” te Partizani, ish-trajneri i të kuqve kërkon sulmuesin e “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 22:43

Ilir Daja “peshkon” te Partizani, ish-trajneri i të kuqve kërkon sulmuesin e “demave”

Afrimi i Xhuliano Skukës te Partizani gjatë janarit ka bërë që sulmi i kryeqytetasve të mbipopullohet. Ndaj  mund të ketë lëvizje në dalje në radhët e të kuqve për këtë repart.

keko demi

Në këtë situatë, të kuqtë kanë marrë një ofertë për një prej emrave të reparti të avancuar i cili mund të sakrifikohet gjatë janarit,

“Panorama Sport” mëson se Albers Keko është emri i piketuar nga Ballkani i Ilir Dajës si përforcim për merkaton e janarit. Ish-trajneri i “demave” i cili drejton kampionët e Kosovës, pëlqen sulmuesin e afruar nga Korabi në fillimin e këtij sezoni për të zënë vendin bosh që la Skuka, por që nuk ka arritur të shprehet në nivelet që kërkoheshin prej tij, duke mos siguruar një vend në rreshtimin e titullar.

Palët janë në bisedime për të finalizuar një marrëveshje të mundshme që do të shihte Kekon të largohej drejt Kosovës me 22 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me Partizanin dhe 2 gola të shënuar me të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"