Iku nga Besa, Sulovari: Lushnja e kap gjashtëshen, ja si më bindi Magani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2023 | 12:10

Iku nga Besa, Sulovari: Lushnja e kap gjashtëshen, ja si më bindi Magani

Henri Sulovari ka ardhur me ide të qarta në Lushnjë. Kërkon që të rigjejë veten, por mbi të gjitha të ndihmojë ekipin e ri.

Henri-Sulovari

Shkëputjen nga Besa nuk e ka pasur të lehtë dhe sidomos kur dihet që mbante shiritin e kapitenit. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, tregon se si erdhi te verdhejeshilët dhe planet që ka për vazhdimësinë.

“U largova nga Besa në fund të nëntorit dhe gati një muaj jam stërvitur individualisht. Pak e vështirë ishte kjo periudhë, si pa skuadër… Gjithsesi, pata fat. Qëlloi që të mos zgjaste shumë dhe direkt u sistemova te Lushnja. Nga kontaktet dhe respekti që kisha për profesor Maganin dhe zv/trajnerin Klodi, biseduam që mund të jetë një eksperiencë e bukur për mua. Më thanë se do ta ndihmoj ekipin me ardhjen time. U dakordësuam edhe me klubin. Jam nën kontratë deri në fund të këtij sezoni. Jam i lumtur për këtë transferim. Kam gjetur një ambient pozitiv. Sivjet ka një ekip cilësor, ku janë ndërthurur më së miri të rinjtë dhe eksperienca. Por stërvitem me grupin dhe do jem gati kur të rinis gara. Lushnja e mbylli 2023-shin pranë zonës ‘play off’ dhe qëllimi është që të futemi në gjashtëshe. Mendoj se do t’ia dalim”, përfundoi mesfushori.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"