Ikonë e futbollit gjirokastrit dhe shqiptar, Bashkia “shpërblen” Sefedin Brahon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 15:00

Ikonë e futbollit gjirokastrit dhe shqiptar, Bashkia “shpërblen” Sefedin Brahon

Njëzëri anëtarët e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës kanë vendosur dje për dhënien e një pensioni të veçantë “Mjeshtrit të Merituar të Sportit”, Sefedin Brahos.
Sefedin Braho
“Të gjithë njëzëri i kërkojmë edhe qeverisë, veçanërisht kryeministrit Edi Rama, lidhjen e një pensioni të veçantë për të madhin Sefedin Braho, kontributi i të cilit nuk lë vend për diskutim”, u shpreh dje për “Panorama Sport” Petrit Brahimi, një nga përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak.

Braho është një nga emrat më të njohur të futbollit gjirokastrit dhe atij kombëtar. Ai ka kontribuuar për ngjyrat e Luftëtarit, Partizanit dhe Kombëtares, ndaj dhe të gjithë janë të mendimit se e meriton një trajtim special.

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës e ka bërë të vetën, edhe pse ndoshta me pak vonesë, tani është radha e qeverisë që ta respektojë këtë figurë të njohur të futbollit.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"