Ikardi ndaj Kielinit, Higuain kundër Shkriniar. Në Torino pritet “luftë”, ja duelet që vendosin sfidën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 19:19

Ikardi ndaj Kielinit, Higuain kundër Shkriniar. Në Torino pritet “luftë”, ja duelet që vendosin sfidën

Mbrojtja më e mirë ajo e Interit, me 10 gola të pësuar (po aq sa Napoli dhe Roma), përballë sulmit më të mirë të Juventusit (41 gola)… Kaq mjafton për të parashikuar spektakël në “Allianz Stadium” nesër në mbrëmje. Më në fund, “Derbi i Italisë” rikthehet të ketë aromë titulli kampion, prandaj edhe audienca pritet që të jetë më e lartë sivjet. Gjithsesi, 22 protagonistët titullarë do të jenë të fokusuar te fusha, nga ku priten duele shumë të zjarrta, ku normalisht gjithçka do të varet nga mbrojtje dhe sulmet respektive.

ikardi kielini

KIELINI-IKARDI – Kapiteni i Interit është sulmuesi më i mirë i Serisë A dhe pa dyshim që Kielini duhet të jetë shumë i kujdesshëm, për të mos i lënë hapësira një “vrasë- si” zone si argjentinasi. Ai duhet të përdorë jo vetëm muskujt e tij, por edhe të dijë të udhëheqë siç duhet të gjithë repartin, pasi Interi sulmon me forca të shumta sivjet.

DE SHILJO-PERISIÇ – Nëse do të vinin të dy lojtarët në një sprint, në këtë duel nuk do të kishte garë, prandaj ky do të jetë testi i vërtetë për De Shiljon, i cili ka marrë komplimente për paraqitjet ndaj Napolit dhe Olimpiakosit. Ish-mbrojtë- si i Milanit duhet të jetë tepër i përqendruar, pasi Perisiç është një lojtar shpërthyes, në shpejtësi, në driblim, por edhe të transformohet si një qendërsulmues, pas krahëve të mbrojtjes bardhezi.

Juventus-Inter

SANDRO-KANADREVA – Kandreva është “Mbreti” i krosimeve deri në këtë pikë të kampionatit dhe Interi një në pesë krosime e dërgon në rrjetë. Prandaj, Aleks Sandro duhet të rikthehet për një natë lojtari i përkryer i sezonit të kaluar ku me shpejtësinë e tij duhet t’i minimizojë Kandrevës mundësinë për të krosuar dhe ta lërë sa më pak që të shpërthejë në fundore.

SHKRINIAR-HIGUAIN – Nga ana tjetër e fushës, Milan Shkriniar po konfirmohet lideri i mbrojtjes zikaltër. Ai do të ketë përballë një kolos si Higuain, një sulmues që di se si shënohen golat, aq më shumë ato në sfidat e mëdha, siç ka ndodhur sivjet ndaj Milanit dhe Napolit. Prandaj, për mbrojtësin e ri dhe të talentuar do të jetë një natë plot emocione dhe drithërima.

PJANIÇ-VALERO – Fillimisht Alegri duhet ta rikuperojë, por mes Pjaniçit dhe Valeros do të jetë një duel fantazie në distancë. Shpërndarja e topit, nëse është e shpejtë dhe e saktë pa dyshim, mund të bëjë diferencën në të tilla ndeshje, prandaj të dy fantazistët duhet të luajnë ndeshjen e jetës, nëse duan që skuadrat e tyre të dalin me tri pikë ose, pse jo, të paktën të pamposhtura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"