Idrizi “çek të bardhë” për merkaton Dajës: Merr kë lojtar të duash dhe mos mendo për lekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 22:44

Idrizi “çek të bardhë” për merkaton Dajës: Merr kë lojtar të duash dhe mos mendo për lekët

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, ka zhvillu ar dje paradite një takim me administratorin Sinan Idrizi. Mësohet se palët kanë diskutuar në lidhje me merkaton, e cila ende nuk ka startuar zyrtarisht, por drejtuesit kanë një listë në tavolinë me pëlqimet e trajnerit. Burime pranë klubit vlonjat bëjnë më dije për “Panorama Sport” se Idrizi i ka dhënë dje dorë të lirë Dajës për merkaton, madje nuk i ka vendosur as kufizime financiare.

dajaaaaaaaa

“Ke dorë të lirë në merkato. Merr cilët lojtarë të duash. Do të plotësojmë çdo dëshirë. Mos u privo nga kushtet financiare. Jemi gati të paguajmë çdo faturë, por duam lojtarë cilësorë. Do mbajmë disa lojtarë nga grupi aktual, ndërsa përforcimet i duam lojtarë që të bëjnë diferencën”, i ka thënë Idrizi trajnerit Daja.

MERKATO

Flamurtari do të nisë punën në fillim të korrikut për merkaton. Më 30 qershor, trajnerit Daja i përfundon kontrata me Skënderbeun dhe pritet që menjëherë të nisë punën në Vlorë. Mësohet se Daja i ka dhënë klubit një listë me emra lojtarësh dhe klubi ka nisur punën, por zyrtarizimet do të bëhen në fillim të muajit korrik. Në takimin e djeshëm mes trajnerit Ilir Daja dhe administratorit Sinan Idrizi është folur edhe për disa emra lojtarësh.

Daja

Trajneri Daja kërkon të afrojë disa lojtarë që ka pasur edhe te Skënderbeu dhe që i njeh mirë. Mes tyre janë edhe Gjergji Muzaka, Tefik Osmani dhe Gledi Mici. Pritet që në ditët në vazhdim të ketë veprime konkrete rreth merkatos dhe afrimit të lojtarëve.

RINOVIMET

Në takimin e djeshëm mes Idrizi dhe trajnerit është diskutuar edhe për disa lojtarë që mund të konfirmohen. Administratori kërkon që të ketë edhe për një sezon mbrojtësin Goran Siljanovskin dhe për këtë ka marrë miratimin edhe të trajnerit Daja. Për Siljanovskin interesohet edhe Shkupi, por edhe tri skuadra të tjera nga Maqedonia, si dhe një skuadër nga Kroacia.

idrizi

Ashtu si Idrizi, edhe Daja kërkon Danilo Alveshin në Vlorë. Sulmuesi është në Brazil momentalisht me pushime, por sipas administratorit, nëse ai do të zgjedhë Shqipërinë, patjetër që destinacioni i tij do të jetë Vlora. Një tjetër lojtar që kërkohet me ngulm për t’u mbajtur nga drejtuesit është edhe Artim Pollozhani që gjithashtu mbylli sezonin në Vlorë. Pra, në takimin e djeshëm mes administratorit Idrizi dhe trajnerit Daja u diskutua edhe për këta lojtarë, të cilët janë në plane për rinovim edhe për një tjetër vit.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"