“I vetmi në radhët e Romës që luan në mënyrë fantastike”/ Vlerësimet e medias italiane, Kumbulla më i miri në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 23:59

“I vetmi në radhët e Romës që luan në mënyrë fantastike”/ Vlerësimet e medias italiane, Kumbulla më i miri në fushë

Ja disa nga vlerësimet e bëra nga media italiane, për paraqitjet e “diamantit” të mbrojtjes shqiptare të Romës, Marash Kumbulla.

Marash Kumbulla

(Sportmediaset) Kumbulla 7.5: “I vetmi në radhët e Romës që luan në mënyrë fantastike, përpara zëvendësimeve ‘big’, që ndërruan rrjedhën e ndeshjes. Goli i fitores ishte qershia mbi tortë për paraqitjen e bërë nga shqiptari”.

(Tuttomercatoweb) Kumbulla 6.5: “Gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, pas pasimit gjenial të Henrik Mikhitarjanit. Shqiptari kalon me kokë Von Ballmos dhe feston golin e parë në Ligën e Europës, në debutimin e tij në turnetë kontinental. Për më tepër, këto tri pikë të para të Romës në këtë turne janë plotësisht meritë e Marashit”.

(Vocegiallorossa) Kumbulla 6.5: “E gjen veten të udhëheqë repartin e mbrojtjes, ku me përjashtim të disa shpërqendrimeve të vogla, luan një ndeshje fantastike, e cila vlerësohet edhe më shumë nga goli i përmbysjes dhe i marrjes së tri pikëve të para nga Roma”.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO/ Kumbulla hero te Roma, shënon gol në debutim dhe vulos fitoren në Europë

VIDEO/ 38 gola në 12 ndeshje, Kumbulla mposht Jang Boisin. Hysaj dhe Napoli gjunjëzohen para AZ Alkmarit, mësoni rezultatet

“Golin ia kushtoj skuadrës”, Kumbulla: Vuajtëm pjesën e parë për shkak të fushës artificiale, falënderoj trajnerin dhe ekipin për…

STATISTIKA/ Roma ka fituar “mburojë”, Marash Kumbulla spikat në të gjitha drejtimet në debutimin në Europë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"