VIDEO/ Kumbulla hero te Roma, shënon gol në debutim dhe vulos fitoren në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 0:00

VIDEO/ Kumbulla hero te Roma, shënon gol në debutim dhe vulos fitoren në Europë

Roma i falet sot Marash Kumbullës. Futbollisti i Shqipërisë siguroi fitoren e parë të verdhekuqve në Europë duke shënuar me golin e dytë dhe vendimtar ndaj Jang Boisit në Zvicër. Ekipi i Paulo Fonsekas arriti ta fitonte me përmbysje takimin 1-2, por duhet Kumbulla në vendin dhe kohën e duhur për të hipotekuar 3 pikët e para të kryeqytetasve në Ligën e Europës.
122137806_372780810581376_2801290371218596211_n

Në aspektin personal, ky gol peshon akoma më shumë për futbollistin e Shqipërisë, teksa shënon golin e parë si verdhekuq, por në një kompeticion europian.

“Golin ia kushtoj skuadrës”, Kumbulla: Vuajtëm pjesën e parë për shkak të fushës artificiale, falënderoj trajnerin dhe ekipin për…

STATISTIKA/ Roma ka fituar “mburojë”, Marash Kumbulla spikat në të gjitha drejtimet në debutimin në Europë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"