STATISTIKA/ Roma ka fituar “mburojë”, Marash Kumbulla spikat në të gjitha drejtimet në debutimin në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 20:27

STATISTIKA/ Roma ka fituar “mburojë”, Marash Kumbulla spikat në të gjitha drejtimet në debutimin në Europë

Marash Kumbulla do ta kujtojë gjatë ndeshjen e datës së sotme 22 tetor 2020 kundër Jang Boisit në Ligën e Europës. Mbrojtësi 20-vjeçar i dha fitoren verdhekuqve me golin vendimtar në minutën e 76-të, gol i cili është i pari me kryeqytetasit dhe i pari personal në një kompeticion madhor europian.
122137806_372780810581376_2801290371218596211_n

Por, Kumbulla nuk dalloi vetëm për golin e shënuar. Ai spikati dhe në lojë kundër kampionëve të Zvicrës duke fituar 5 duele dhe realizoi 85% të pasimeve të sakta, ndërsa dalloi dhe në prapavijë duke kryer 3 spastrime dhe 3 kapje topi.

Sipas “Sofa Score”, Kumbulla meritoi notën 7.7 për performancën në fushë ndaj Jang Boisit.

Ai ka premisa të mëdha për t’u bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serinë A.

Statistikat e “Sofa Score” për Marash Kumbullën:

4149e029-6d40-477e-b3ff-c2fb48d8f289
VIDEO/ Kumbulla hero te Roma, shënon gol në debutim dhe vulos fitoren në Europë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"