VIDEO/ 38 gola në 12 ndeshje, Kumbulla mposht Jang Boisin. Hysaj dhe Napoli gjunjëzohen para AZ Alkmarit, mësoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:50

VIDEO/ 38 gola në 12 ndeshje, Kumbulla mposht Jang Boisin. Hysaj dhe Napoli gjunjëzohen para AZ Alkmarit, mësoni rezultatet

Përfunduan 12 ndeshjet e para të ndalesës së parë në Ligën e Europës. Plot 38 gola u realizuan në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të klubeve europiane. Ndeshjet Bajer Leverkusen-Nis dhe Leh Poznan-Benfika regjistruan 14 gola të kombinuara. Por, në mbrëmjen e sotme bie në sy fitorja e Romës me golin vendimtar të Marash Kumbullës ndaj Jang Boisit.
logo-uefa-europa-league
Zhgënjen Napoli i Xhenaro Gatuzos, i cili u mund në shtëpi 0-1 nga AZ Alkmari. Holandezët kishin plot 9 mungesa lojtarësh, pasi ishin infektuar me koronavirus.

Fitore shënoi dhe Arsenali në fushën e Rapidit të Vjenës 1-2, kurse Granada, ekipi që eliminoi Teutën në raundin e dytë të Ligës së Europës debutoi me fitore befasuese në Ligën e Europës duke mposhtur PSV Eindhovenin me rezultatin 1-2.

Rezultatet e 12 ndeshjeve të Ligës së Europës:

FT| BAJER LEVERKUSEN-NIS 6-2
Amiri 11′, Alario 16′, Diabi 61′, Belarabi 79′, 83′, Virtz 87′ / Guiri 31′, Moris 90′

 

1

FT| CSKA SOFIA-CFR KLUZH 0-2
2

LIVE| DUNDALK-MOLDE 1-2
3

FT| HAPOEL BER SHEVA-SLAVIA PRAGA 3-1
4

FT| LEH POZNAN-BENFIKA 2-4
Ishak 15′, 49’/ Fernandes 9′, Ribeiro 42′  , 60′, 90′ 

FT| NAPOLI-AZ ALKMAR 0-1
Vit 57′ 

NAPOLI

FT| PAOK-OMONIA 1-1
Murg 56’/ Botec 16′

 

FT| PSV-GRANADA 1-2

FT| RAPID VJENA-ARSENAL 1-2

FT| RIJEKA-REAL SOCIEDAD 0-1

FT| STANDARD LIEZH-REJNXHËRS 0-2

FT| JANG BOIS-ROMA 1-2
Nsame 14′ (p)/ Peres, Kumbulla 76′

kumbulla gol on Vidnews.

KUMBULLA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"