I shënoi supergol Partizanit, talenti Hasaj: Fitore morali, shtysë për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 20:38

I shënoi supergol Partizanit, talenti Hasaj: Fitore morali, shtysë për mbijetesën

Françesko Hasaj ishte heroi i Kukësit në kualifikimin në gjysmëfinale përball Partizanit në kupë, duke i dhënë mundësinë skuadrës të shkonte tek penalltitë. Për “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori tregon emocionet.

hasaj 10

“Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj dhe ndihmoj ekipin për t’u kualifikuar. Kemi vuajtur shumë këto javët e fundit dhe na duhej një fitore, një kualifikim i tillë, për të rritur moralin në ekip dhe për tifozët që na mbështesin gjithmonë.

Golin ia dedikoj mbesës sime që ka ardhur në jetë para një muaji”, u shpreh fillimisht lojtari i Kukësit. Ai pohon se asnjëherë nuk janë dorëzuar për kualifikimin dhe ka bindjen se kjo gjë do t’i shërbejë edhe në kampionat.

“Kemi punuar shumë dhe fort. Nuk dorëzohemi, gjithmonë besonim te kualifikimi. Rezultati 0 me 1 na la gjithçka të hapur.

Besuam deri në fund dhe ia dolëm të gjithë së bashku. Besoj se kjo fitore do të na japi një shtysë morale për t’u përballur më të fortë në kampionat. I kemi mundësitë apo cilësitë dhe tashmë besimin për të vënë në vështirësi çdo ekip që të marrim pikët që na takojnë”, u shpreh Françesko Hasaj.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"