I pafat në këtë nisje të sezonit për shkak të dëmtimit, ja kur pritet të rikthehet Liridon Latifi te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2022 | 18:39

I pafat në këtë nisje të sezonit për shkak të dëmtimit, ja kur pritet të rikthehet Liridon Latifi te Vllaznia

Liridon Latifi duket se ka qenë i pafat në këtë nisje të sezonit. Ai u dëmtua pak çaste para se të zëvendësohej në takimin ndaj Kukësit dhe mungoi në takimin ndaj Tiranës, ndërsa sa mësohet nga stafi mjekësor ai mund të mos jetë i gatshëm edhe për dy javë të tjera.

LIRIDON LATIFI

Latifi ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë ku është shfaqur edhe një hematomë, e cila kërkon kohën e saj për t’u larguar.

Ndërsa një tjetër lojtar që po shqetëson stafin mjekësor është Esin Hakaj, i cili po zhvillon terapi për një dëmtim që ka në këmbën e majtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"